Rektori Millaku priti Rektorin e Universitetit të Gjakovës
Rektori, Prof.asoc. Dr. Fadil Millaku së bashku me prorektorët pritën sot, Rektorin e Universitetit të Gjakovës “Fehmi Agani”, Prof.asoc.Dr. Shaban Buza me bashkëpunëtorë. Në takim diskutuan për bashkëpunim në mes të dy universiteteve, shkëmbimin e stafit akademik si dhe profilizimin e programeve të studimit.