Kërkime Shkencore

Number of Academic Staff Citations Since 2018

Average h-index for each Academic Unit

UNIVERSITETI “HAXHI ZEKA

ZYRA PËR KËRKIME SHKENCORE

Në kuadër të aktiviteteve të shumta që Universiteti “Haxhi Zeka” ushtron, një prej veprimtarive kryesore është edhe funksionalizimi i Zyrës për Kërkime Shkencore. Qëllimi kryesor i kësaj zyre është identifikimi i kërkesave dhe nxitjes së stafit akademik për hulumtime shkencore. Po ashtu, nëpërmjet aktiviteteve të kësaj zyrë synohet promovimi i cilësisë në punën shkencore dhe  inkurajimi i ngritjes në karrierë dhe shpërblimi i përpjekjeve dhe përkushtimi i hulumtuesve shkencorë.

Zyra për Kërkime Shkencore është përgjegjëse për:

  1. Organizimin dhe koordinimin e punës së zyrës për Kërkime Shkencore;
  2. Përkrahjen e zhvillimit profesional të kuadrit akademik;
  3. Koordinimin e punës së botimit të teksteve universitare sipas Rregullores për Botime;
  4. Përkrahjen e aplikimeve për projekte të vogla hulumtuese vendore;
  5. Mbikëqyrjen e administrimit dhe monitorimin e projekteve të vogla hulumtuese vendore;
  6. Përkrahjen e aplikimeve për mbështetje financiare për publikimin e punimeve shkencore në revista ndërkombëtare të indeksuara në Web of Science dhe SCOPUS;
  7. Përkrahjen e aplikimeve për mbështetje financiare për pjesëmarrje në konferenca shkencore ndërkombëtare;
  8. Mirëmbajtjen e seksionit për hulumtim në faqen zyrtare të institucionit;
  9. Mirëmbajtjen e bazës së të dhënave për aktivitete shkencore;
  10. Menaxhimin dhe organizimin e shpërblimit “Punimi më i mirë i vitit”, në bashkëpunim me Grupin për Kërkime Shkencore;
  11. Menaxhimin dhe organizimin e shpërblimit “Hulumtuesi i vitit”, në bashkëpunim me Grupin për Kërkime Shkencore;
  12. Hartimin dhe rifreskimin bazës së të dhënave të aktiviteteve shkencore të stafit akademik të institucionit;
  13. Përpilimin e informatave, analizave dhe raporteve të ndryshme statistikore për nevoja të institucionit, lidhur me aktivitetet shkencore të stafit akademik;
  14. Koordinatori i Zyrës për Kërkime Shkencore raporton në aspektin operacional te Sekretari i Përgjithshëm, ndërsa për çështjet profesionale që lidhen me detyrat e punës raporton dhe i koordinon punët me Prorektorin për Mësimdhënie, Çështje Studentore dhe Kërkime Shkencore.

Me sistematizimin e vendeve të punës, momentalisht zyra për Kërkime Shkencore përbëhet nga Koordinatori për Kërkime Shkencore.

Organet përgjegjëse për veprimtari kërkimore-shkencore janë:

Translate »