RRETH INSTITUTIT
THEMELIMI
Instituti për Shkencë dhe Arte është themeluar në maj të vitit 2023 nga Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë. Themelimi i tij ka për qëllim rritjen, përhapjen dhe mbrojtjen e shkencës, promovin dhe zbatimin e projekteve kërkimore shkencore duke bashkëpunuar me akademi, universitete, organizata dhe Qendra Kërkimore, në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
VEPRIMTARIA E INSTITUTIT
Instituti për Shkencë dhe Arte:
- kujdeset në mënyrë të vazhdueshme për avancimin e studentëve në sferën kërkimore-shkencore dhe artistike të cilat realizohen në UHZ;
- nxit veprimtarinë kërkimore-shkencore e artistike me qëllim të integrimit në hapësirën shkencore ndërkombëtare, rrënjosjen e parimeve të metodologjive shkencore dhe zhvillimin e njohurive të reja ndër brezat e rinj e të shoqërisë në përgjithësi;
- zhvillon aktivitetet për intensifikimin e bashkëpunimit në fushën e veprimtarive kërkimore-shkencore dhe artistike me institucionet tjera vendore dhe jashtë tij, në kuptim të zhvillimit të programeve hulumtuese të përbashkëta, kryerjen e studimeve dhe kërkimeve me karakter teorik, praktik e artistik nga fusha të ndryshme me interes të veçantë;
- motivon dhe përkrah tërë personelin e vet akademik për punë krijuese sistematike, me qëllim të kërkimit dhe zhvillimit të njohurive të reja, si dhe shfrytëzimit dhe zbatimit të këtyre rezultateve në praktikë;
- planifikon infrastrukturën e domosdoshme për veprimtari të mirëfilltë kërkimore-shkencore e artistike dhe ndërmerr aktivitete për zhvillimin e laboratorëve kërkimore;
- krijon bashkëpunime me Entin Statistikor të Kosovës dhe institucione të ngjashme, brenda dhe jashtë vendit për t’i ardhur në ndihmë personelit akademik dhe studentëve me të dhëna nga fushat e interesit;
- kujdeset për pajisjen dhe funksionimin e mirëfilltë të bibliotekës shkencore;
- mbështetë veprimtarinë botuese shkencore;
- merret me vlerësimin e propozim-projekteve kërkimore-shkencore sipas kritereve të përgjithshme për pranim të projektit;
- harton planin e aktiviteteve kërkimore-shkencore çdo vit kalendarik dhe analizon realizimin e tyre;
- vlerëson kompetencat profesionale – shkencore të realizuesve të projekteve dhe të punëtorëve të tjerë shkencorë të përfshirë në projekte;
- mbështet industrinë dhe palët e interesuara në kërkime specifike në fushat me interes për zhvillim shoqëror, ekonomik dhe fusha të tjera me interes të përbashkët;
- zhvillon baza të të dhënave nga fushat e pesë njësive akademike të UHZ-së me qëllim të identifikimit, regjistrimit dhe ofrimit të zgjidhjeve shkencore në fushat përkatëse;
- vlerëson përmbushjen dhe respektimin e normave etike të projekteve shkencore të propozuara;
- inicion procedurat e aprovimit të hulumtimeve nga Odat e profesionistëve për lëmenjtë e shkencave shoqërore dhe artistike;
- merret me aktivitetet për realizimin e takimeve profesionale, simpoziumeve, konferencave, kongreseve, koncerteve, etj., si organizime vetanake;
- organizon punën e vazhdueshme të Shërbimit Informativ Shkencor (SHISH). SHISH së bashku me zyrën për informim në UHZ, në mënyrë sistematike, gjatë tërë viti kalendarik, bëjnë njoftimin e stafit akademik me agjendën e takimeve, konferencave dhe kongreseve, nacionale dhe internacionale të lëmenjve përkatës, në mënyrë që të përparojë veprimtarinë në fushën e publikimeve si dhe të informimit adekuat kërkimor-shkencor dhe artistike;
- realizon veprimtari komerciale brenda fushëveprimit të ISHA-së.
Veprimtaritë kërkimore-shkencore dhe artistike janë fusha me rëndësi të veçantë për zhvillimin dhe prosperitetin e Universitetit “Haxhi Zeka”, të bazuara në njohuri, ku së bashku me pjesën e mësimdhënies, konsiderohen faktorë shtytës kryesorë në zhvillimin akademik, ekonomik dhe atë të përgjithshëm shoqëror.
UDHËHEQJA
Ekipi udhëheqës
Prof. ass. dr. Suada Ajdarpašić – Drejtoreshë e Institutit
Dr. sc. Yvesa Jusaj – Bashkëpunëtore e jashtme
MSc. Rozafa Hajdari-Lataj – Bashkëpunëtore e jashtme
Këshilli Drejtues
Prof. Dr. Armand Krasniqi – kryesues
Prof. Ass. Dr. Suada Ajdarpašić – anëtar
Prof. Asoc. Dr. Vehbi Ramaj – anëtar
Prof. Asoc. Dr. Gani Asllani – anëtar
Prof. Asoc. Dr. Nazmi Hasanaj – anëtar
Prof. Ass. Dr. Thëllëza Latifi – anëtar
Prof. Ass. Arsim Kelmendi – anëtar
Këshilli Shkencor
Prof. Ass. Dr. Alma Shehu Lokaj – kryesuese
Prodekanët për shkencë të njësive akademike
Prof. Asoc. Dr. Vehbi Ramaj – anëtar
Prof. Ass. Dr. Orhan Çeku – anëtar
Prof. Asoc. Dr. Ismajl Cacaj – anëtar
Prof. Dr. Bedri Millaku – anëtar
Prof. Asoc. Mimoza Pajaziti-Drançolli – anëtare
Udhëheqësitë e këshillave të veçanta shkencore
Prof. Asoc. Dr. Vehbi Miftari – anëtar
Prof. Ass. Dr. Gjylbehare Murati – anëtare
Prof. Asoc. Dr. Agim Rysha – anëtar
Prof. Ass. Dr. Bek Kuqi – anëtar
Prof. Asoc. Ma. Syzana Jakupi – anëtare
Njësitë e institutit
Fakulteti i Biznesit
Prof. Dr. Husnija Bibuljica – anëtar
Prof. Asoc. Dr. Bedri Statovci – anëtar
Prof. Ass. Dr. Suada A. Džogović – anëtare
Fakulteti Juridik
Prof. Asoc. Dr. Avdullah Robaj – anëtar
Prof. Ass. Dr. Mensur Morina – anëtar
Prof. Assc. Dr. Petrit Nimani – anëtar
Fakulteti i Agrobiznesit
Prof. Ass. Dr. Astrit Bilalli – anëtar
Prof. Ass. Dr. Gjokë Duhanaj – anëtar
Prof. Ass. Dr. Milaim Musliu – anëtar
Fakulteti i MTHM-së
Prof. Ass. Dr. Anela Džogović- anëtare
Prof. Ass. Dr. Merita Begolli-Dauti – anëtare
Prof. Ass. Dr. Enkeleda Lulaj – anëtare
Fakulteti i Arteve
Prof. Asoc. Mr. Astrit Pallaska – anëtar
Prof. Asoc. Mr. Fatbardh Gashi – anëtar
Prof. Asoc. Mr. Dardane Nallbani – anëtare