Të gjithë anëtarëve t’iu mundësojmë regjistrimin online, qasjen e shpejtë dhe efikase në informacionet tona dhe në kontaktet e ndërsjella
Organizimi i tryezave të rrumbullakëta, seminareve e konferencave në të cilat do të trajtohen cështjet ekonomike e shoqërore
Organizimi i programeve për aftësim dhe trajnim të anëtarëve të Asociacionit Alumni në kontekstin e informimit më të mirë për trendet zhvillimore dhe kërkesat e tregut
Organizimi i takimeve të anëtarëve të asociacionit me studentët aktualë, për t’ua përcjellë përvojat e tyre
Bashkëpunimi me Qendrën për Zhvillim të Karrierës, ashtu që anëtarët e Asociacionit Alumni, përmes bashkëpunimit të ndërsjellë, të kenë qasje ne informacione dhe në mundësitë për trajnime të mëtejme dhe aplikime në pozita të cilat iu përgjigjen më shumë kualifikimeve dhe aftësive të tyre.