Sot në Podgoricë të Malit të zi, prof.dr. Armand Krasniqi rektor i Universitetit “Haxhi Zeka” dhe prof.dr. Savo Markoviċ rektori i Universitetit Mediteran janë akorduar për një bashkëpunim përmbajtjesor ndëruniversitar dhe akademik nëpërmjet nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje.
Marrëveshja në përmbajtjen e saj në mënyrë konkrete parasheh veprime konkrete në të gjitha nivelet e studimit, duke filluar nga mundësitë e shkëmbimit të stafit akademik dhe të studentëve, projekteve të përbashkëta zhvillimore dhe hulumtuese, konferenca e takime për çështje të caktuara shkencore.
Po ashtu, rektorët ranë dakord që takimet në mes të dyja universiteteve të jenë më të shpeshta duke vënë theksin edhe në përfshirjen eventuale të Universitetit Mediteran në kuadër të projektit të Forumit të Zhvillimit Ekonomik Rajonal për të dizajnuar dhe zbatuar projekte të përbashkëta me karakter tej kufitarë e që ndërlidhen edhe me çështje të tjera akademike të rëndësishme për të dy institucionet dhe për të dyja vendet.