Njoftohen studentët absolventë të UHZ-së të cilët janë të interesuar në politikë dhe dëshirojnë të angazhohen në mënyrë aktive në vlerat themelore demokratike në vendet e tyre se Bundestagu gjerman ndan ka hapur konkursin për Bursa Ndërkombëtare të Parlamentit (IPS) 2022. Bursistët me këtë rast përfshihen në mënyrë aktive në punë brenda një zyreje të një deputeti gjerman.
Në kuadër të bursës, pjesëmarrësit gjatë semestrit veror do të regjistrohen në Humboldt Universität zu Berlin, apo në njërin nga universitetet tjera në Berlin. Ata marrin një bursë mujore në vlerë prej 500 Euro. Bursa mbulon gjithashtu edhe shpenzimet e akomodimit, shpenzimet e rrugës deri në Berlin dhe kthimin nga Berlini, si dhe sigurimet e ndryshme. Programi mbahet nga 1 marsi deri më 31 korrik 2022.
Kriteret për konkurim janë:
- Nënshtetësia kosovare
- Studimet e përfunduara (B.A., B.S., M.A., provimi i diplomës së magjistraturës, provimi shtetëror, apo doktorata) në çfarëdo drejtimi;
- Njohuri shumë të mira të gjuhës gjermane (së paku niveli B2 i Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët);
- Interesim i shquar për marrëdhënie politike dhe shoqërore, si dhe për histori gjermane;
- Angazhim politiko-shoqëror
- Kufizimet e moshës: Në momentin e fillimit të programit, nuk duhet të jetë tejkaluar mosha prej 30 vjetësh.
Aplikacionii kompletuar për konkurim duhet të përmbajë dokumentet vijuese në gjuhën gjermane:
- Formularin për konkurim (të nënshkruar me dorë);
- Arsyetimin e detajuar rreth konkurimit (jo më shumë se dy faqe, të nënshkruar me dorë);
- Diplomën për përfundimin e studimeve (në origjinal, ose në kopje të vërtetuar në gjuhën gjermane, ose angleze, të skanuar);
- Dëshmi të njohurive të gjuhës gjermane (së paku niveli B2 i Kornizës së Përbashkët Europiane të Referencës për Gjuhët) në gjuhën gjermane, jo më e vjetër se dy vjet;
- Dy rekomandime në gjuhën gjermane, ose angleze (jo më të vjetra se një vit), një nga një profesor universiteti, një nga punëdhënësi, në të cilin vlerësohet kualifikimi profesional i konkuruesit/es për bursën IPS dhe i shkruar në letër zyrtare të institucionit përkatës;
- Një fotografi për konkurim, e ruajtur si foto-dokument (në format JPEG, ose një tjetër);
- Kopja e pasaportës së udhëtimit, ose kopja e letërnjoftimit.
Ju lutem dërgoni aplikacionet me dokumentacionin përkatës në formë eletronike në adresën: [email protected]
Afati i konkurimit është: 31 korrik
Këtu mund të gjeni fletëpalosjen dhe formularin për aplikim.
Përveç kësaj, më shumë informata rreth bursës mund të gjeni në faqen speciale të Bundestagut https://www.bundestag.de/europa_internationales/ips/kosovo-247028