Në vazhdë të aktiviteteve të Qendrës së Ekselencës në Universitetin “Haxhi Zeka” sot u organizua
trajnimi “Çdo gjë është hulumtim” – Rritja e kërkimeve në institucione – Trajnimi u udhëhoq nga profesoresha Jaime S. Rubin nga universiteti Columbia në SHBA dhe studiuese e Fulbright, e cila aktualisht është e angazhuar në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit në Kosovë.
Gjatë trajnimit, të pranishmit patën mundësi të mësojnë:
- praktikat më të mira të kërkimit dhe projekteve kërkimore,
- shtyllat kryesore të kërkimeve shkencore
- kultura e hulumitimit
- Rëndësia e kërkimeve për rankim të institucioneve të arsimit të lartë
- Politikat dhe infrastruktura e institucioneve për kërkime shkencore
Universiteti “Haxhi Zeka” mbetet I përkushtuar në avancimin e personelit dhe institucionit në kërkime shkencore dhe plani strategjik I tij mbështet kërkimet shkencore nga fushat e studimit të ofruara në universitet me synimin të jemi universitet i cili i shërben shkencës dhe shoqërisë.