Për të shënuar Ditën Botërore të Tokës, në Fakultetin e Agrobiznesit në Pejë është zhvilluar një aktivitet nga studentët dhe stafi akademik i UHZ-së duke rregulluar infrastrukturën me gjelbërim.
Ky aktivitet kishte për qëllim sensibilizimin dhe edukimin e të gjithëve për ruajtjen dhe zhvillimin e mjedisit jetësor. Në këtë aktivitet morën pjesë studentët e Fakultetit të Agrobiznesit, Rektori UHZ-së prof.dr.Armand Krasniqi, Dekani Fakultetit Agrobiznesit prof. asoc.dr. Nexhdet Shala, Dekani Fakultetit Menaxhmentit në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis, Agrobiznesit prof. asoc. dr. Adem Dreshaj dhe Dekani Fakultetit Biznesit prof. asoc. dr. Halit Shabani.
Me këtë rast, Rektori i UHZ-së prof. dr. Armand Krasniqi falënderoj iniciatorët e këtij aktiviteti, duke thënë se kujdesi ndaj natyrës duhet të jetë qëllimi kryesor i gjithësecilit për të mbrojtë planetin Tokë dhe gjitha resurset e saj nga ndotja që bëhet çdo ditë nga ndërtimet, gazrat, mbeturinat, etj.