Në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë u mbajt Dita Informuese ERASMUS +, në të cilën kishte pjesëmarrës nga stafi akademik, stafi administrativ dhe studentë.
Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë , Prof. Asoc. Dr. Ibish Mazreku, informoi studentët rreth qëllimit të këtij takimi. Ai tha se ky aktivitet ka për qëllim shpërndarjen e informatave për rregullat dhe procedurat e aplikimit në Programin Erasmus +. Gjatë fjalës së tij prorektori tregoi edhe për përfitimet që universiteti mund të ketë nga ky program.
Përfaqësuesja e Erasmus +, u shpjegoi pjesëmarrësve rreth rregullave të aplikimit dhe kushtet që duhet plotësuar për të qenë përfitues të këtij projekti. Gjatë sesionit të pare ajo tregoi rreth përfitimeve që mund të ketë stafi, kurse në sesionin e dytë rreth përfitimeve që studentët mund të kenë.
Pjesëmarrës ishte edhe Prof.Asoc.Dr.Florin Peci, i cili është koordinator i projektit CTPCIE, ku tregoi rreth eksperiencave të tij, në kuadër të këtij projekti. Ai inkurajoi pjesëmarrësit që të aplikojnë.
Më shumë informata rreth këtij programi, mund të gjeni në webfaqen http://erasmuspluskosovo.org/
[Best_Wordpress_Gallery id=”140″ gal_title=”Erasmus+ 2018″]