Në një atmosferë të ngrohtë, entuziaste dhe të mbushur me dëshirën për të vazhduar rrugën e dijes Universitetit “Haxhi Zeka” hapi sot “Javën e Mirëseardhjes” për studentët e rinj për vitin akademik 2022/23.
Rektori i UHZ-së, prof.dr. Armand Krasniqi në fjalimin i tij ju uroj mirëseardhjen brucoshëve dhe theksoj se menaxhmenti i UHZ-së, personeli akademik dhe administrativ në mënyrë të vazhdueshme do të punojnë në rritjen e cilësisë në UHZ dhe në zhvillimin profesional të studentëve për t’i të përgatitur ata për tregun e punës. Ai gjithashtu theksoj se studentët do të jenë në qendër të çdo procesi në UHZ dhe se nga ta pritet që të me zell e përkushtim t’u dedikohen studimeve dhe të ardhmes së tyre.
Prorektorja për Mësim, Çështje Akademike dhe Kërkime Shkencore përgëzoj brucoshët e rinj për zgjedhjen e duhur duke ju prezantuar atyre mundësitë që UHZ-ja ofron për orientimin e studentëve të rinj drejt të ardhmes së tyre akademike si e ardhmja e vendit. “Java e Mirëseardhjes” do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me aktivitete të ndryshme në njësitë akademike.