Në ditën e parë të vizitës zyrtare në UAMD, Abedin Selimaj drejtor i ZZHK-së, ka vizituar dy laboratorë të rëndësishëm. Në laboratorin e navigimit detar u prit nga profesori Osman Metalla, ndërsa në laboratorin e multimedias u prit nga profesoresha Marsida Ibro. Profesorët e lartëpërmendur dhanë shpjegime të nevojshme për të dyja laboratoret, ku pjesa më e rëndësishme ishte praktika dhe ekspertiza që fitojnë studentët në te dyja fushat si dhe mundësitë e punësimit që iu ofrohen.
Drejtori Selimaj në takim u prit edhe nga Xhafer Rakipllari Drejtor i Administrimit dhe Shërbimeve Akademike në UAMD me të cilin u dakorduan që ky takim i parë, ishte një mundësi për të intensifikuar shkëmbimin dhe shërbimet e zyrave tona. Kjo gjë mund të arrihet përmes:
• Aplikimeve në projekte të përbashkëta Capacity Building in Higher Education
• Aplikimeve në projekte të përbashkëta të financuara nga donatorë të ndryshëm në Shqipëri dhe Kosovë.
• Organizimin e aktiviteteve të përbashkëta me fokus në punësimin dhe praktikat e punës, etj.
Në mënyrë të veçantë, shihet me interes, ngritja e një Rrjeti të Zyrave të Këshillimit të Karrierës në Shqipëri dhe Kosovë dhe gjithashtu ide e përbashkët është edhe organizimi i një punëtorie dy ditore.