Përmbyllja e festimit të ditës së çlirimit të Pejës, shënohet me koncertin solemn nga Fakulteti i Arteve, Universiteti “Haxhi Zeka”. Për këtë ditë të madhe të qytetit e në kuadër të agjendës festive të Komunës së Pejës, orkestra dhe kori i Fakultetit të Arteve argëtoi qytetarët në sheshin e qytetit. E veçantë e këtij eventi ishte se për herë të parë organizohet një koncert i tillë nga studentët dhe pedagogët e universitetit.
Koncerti u mirëprit nga audienca, gjersa studentët dhe profesorët mahnitën me performancën profesionale.