Fakulteti i Arteve pjesë e Koncertit ndërkombëtar në Bullgari
Për dy ditë me radhë profesorë dhe studentë të Universitetit “Haxhi Zeka” kanë performuar në Kyustendil dhe Sofje të Bullgarisë gjatë javës së International Chamber Music.
Studentët e Universitetit tonë dhe nxënësit e shkollës së mesme të muzikës nga Gjakova së bashku me profesorët e tyre kanë realizuar dy koncerte duke shpalosur vlerat artistike të vendit tonë.
Stafi dhe studentët e UHZ-së, janë mirëpritur edhe nga menaxhmenti i Akademisë ndërkombëtare “National Academy of Music Pancho Vladigerov “ në Bullgari, ambasada e Kosovës si dhe përfaqësues të institucioneve lokale. Përfaqësuesit e Universitetit me këtë rast falënderuan z.Ivan Andonov, Kryetar i Ansamblesë komunale të Kyustendilit ,Ambasadën Bullgare në Republikën e Kosovës, në veçanti Prof.Anatoly Krastev-Prorektor i National Academy of Music ‘Pancho Vladigerov’ për realizimin e këtyre koncerteve dhe fillimin e bashkëpunimit në mes te Universiteteve.