Universiteti “Haxhi Zeka” pas bisedimeve disa javore finalizon bashkëpunimin me Universita’ per Stranieri di Perugia dhe UHZ-së. Marrëveshja u nënshkrua nga rektori i UHZ-së, prof.dr. Armand Krasniqi.
Sipas kësaj marrëveshjeje universitetet marrin përsipër të promovojnë dhe zbatojnë veprimet e mëposhtme:
- Kërkime shkencore të përbashkëta në fushat e shkencave humane dhe shoqërore;
- botime të përbashkëta;
- organizimi i seminareve dhe konferencave që do të zhvillohen në një nga dy Universitetet;
- shkëmbimi personelit akademik dhe studiuesve
- aktiviteteve shkencore dhe iniciativa të përbashkëta kulturore;
- shkëmbimi i studentëve për programe studimi, kurse, praktika, trajnime dhe aktivitete kërkimore;
- implementimi i programeve të integruara të studimit për studentët dhe doktorantët;
- organizimi i programeve arsimore, kurse universitare dhe pasuniversitare, PhD, master, me mundësinë e lëshimit të diplomave të dyfishta dhe/ose të përbashkëta;
- zhvillimi i projekteve të mësimdhënies dhe trajnimit në fushat me interes të ndërsjellë që përfshijnë aktivitete “në prani” (në Perugia dhe/ose në Kosovë) dhe/ose aktivitete të mësimit në distancë;
- organizimi i kurseve speciale arsimore/shkollat verore/udhëtimet studimore
- promovimi i Certifikimit të Gjuhës Italiane (CELI) dhe Certifikimit në Mësimdhënien e Italisë si gjuhë e huaj (DILS-PG), lëshuar nga Qendra për Vlerësimin e Gjuhëve dhe Certifikimi (CVCL) i Universitetit për të Huaj të Perugias, në Universitetin Haxhi Zeka (UHZ).
Këto janë vetëm disa nga fushat e bashkëpunimit ndërmjet UHZ-së dhe universita per Stranieri Perugia.