KONFERENCA E DYTË SHKENCORE NDËRKOMBËTARE

Universiteti “Haxhi Zeka”, përkatësisht Fakulteti i Biznesit, Fakulteti i MTHM dhe Fakulteti i Agrobiznesit organizuan Konferencën e Dytë Shkencore Ndërkombëtare me titull “Nxitja e zhvillimit te qëndrueshëm ne biznes, turizëm dhe agrobiznes ne vendet e Ballkanit”.

Konferenca u mbajt me datat 07-08 Dhjetor 2018. Gjithsej në të morën pjesë 190 pjesëmarrës vendor dhe të huaj. Kishte po ashtu mysafir nga Austria dhe Malta. Pjesëmarrësit kishin dorëzuar gjithsej 90 punime, nga 35 institucione vendore, regjionale dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, folës mysafir ishte edhe një  përfaqësues i Ministrisë së Financave, përfaqësues të universiteteve tjera publike në Kosovë dhe përfaqësues të bizneseve.

Qëllimi i konferencës ishte shkëmbimi i njohurive dhe përvojave rreth temës në fjalë.

Konferenca u cilësua si mjaft e suksesshme si nga organizatorët, po ashtu edhe nga pjesëmarrësit dhe mysafirët.[Best_Wordpress_Gallery id=”138″ gal_title=”Konferenca e dyte nderkombetare”]

Translate »