Në bazë të nenin 42, 47, 48, Rregullores për Procedurat Vlerësuese për Angazhimin e Bashkëpunëtorëve të Jashtëm në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë nr. 1165/22, të dt. 23.05.2022, Senati i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, në mbledhjen e mbajtur më dt. 27.09.2023, vendosi që të shpall:
Konkursi shpallet sipas propozimeve të njësive akademike dhe atë si në vijim:
FAKULTETI JURIDIK
Bashkëpunëtor të jashtëm për ushtrime:
- Një bashkëpunëtor të jashtëm për ushtrime për grup lëndësh nga E Drejta Kushtetuese – Administrative;
- Një bashkëpunëtor të jashtëm për ushtrime për grup lëndësh nga E Drejta Ndërkombëtare dhe Evropiane.
Të gjitha dokumentet duhet të dorëzohen të skanuara në adresën elektronike [email protected], duke specifikuar saktë pozitën në të cilën aplikohet.
Aplikacionet e arritura pas afatit, ato të pakompletuara si dhe ato që nuk deponohen të skanuara përmes postës elektronike në adresën e lartcekur, nuk do të merren në shqyrtim.
Konkursi mbetet i hapur 8 (tetë ditë kalendarike) në https://old.unhz.eu, respektivisht deri me datën 10.10.2023.