Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka shpall konkurs për ndarjen e bursave për studentët e universiteteve publike në programet baçelor dhe master, për vitin akademik 2020/2021.
Konkursi do të jetë i hapur prej 15 ditë, nga data 21.10.2020 deri me datë 04.11.2020 në ora 16:00.
Dokumentacioni që kërkohet për të gjithë studentët:
Formulari i aplikacionit nga MASH, i cili mund të shkarkohet në linkun: Formulari për shkarkim
- Certifikata e lindjes origjinale
- Vërtetimi i statusit të studentit duhet të jetë i afatit të shtatorit për vitin akademik 2020-2021.
- Certifikata e vërtetuar e notave nga fakulteti për dy nivelet e studimit (BA dhe MA), me notë mesatare dhe kreditë e fituara të cekura.
- Kopja e letërnjoftimit.
- Konfirmim nga banka për xhirollogarinë bankare, e cila llogari duhet të jetë aktive.
- Llogaria bankare duhet të jetë e vet studentit që aplikon.
- Të gjitha dokumentet që kërkohen me UA. 14/2017, duhet të jenë origjinale dhe të lëshuara nga organet kompetente.
- Kandidatët e kategorive sipas nenit 4 të UA 14/2017 duhet të sjellin të gjithë dokumentacionin si më lartë dhe dëshmi valide nga organet kompetente.
Aplikimi bëhet online në emailin e MASH [email protected]
Të gjitha informatat e nevojshme lidhur me kushtet e përgjithshme dhe procedurat për angazhim, dokumentacionin e nevojshëm për aplikim, drejtën e ankesës dhe informata të tjera më rëndësi, ju lutem shihni konkursin e plotë këtu (PDF file).