Sot, në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, Kryetarja e Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC) Prof. Ass. Dr. Hasnije Ilazi, dhe Drejtori i Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), z. Naim Gashi, janë pritur nga Rektori, Prof. Dr. Armand Krasniqi bashkë me personelin udhëheqës dhe personelin përgjegjës për akreditim të UHZ.
Në takim u bisedua për standardet e reja të kërkuara krahas aplikimit për akreditim të programeve të Universitetit. Rektori Krasniqi, foli për vizionin e tij dhe objektivat e UHZ-së të cilat përkojnë me ngritjen e cilësisë në mësimdhënie, në profilizimin e programeve ekzistuese dhe atyre të reja konform kërkesës së tregut dhe nevojave të studentëve, si dhe angazhimin për digjitalizimin e operacioneve konkrete të sugjeruara nga AKA-së. të cilat kanë për qëllim ngritjen e cilësisë në arsimin e lartë.
Përfaqësuesit e KShC-së dhe AKA-së janë poashtu edhe me përfaqësuesit e studentëve të Universitetit.