Me anë të projektit të financuar nga KUSA dhe Ambasada Amerikane në Kosovë, Fakulteti i Biznesit në Universitetin Haxh Zeka, nën koordinimin e Prof. Vlora Berisha Dranqolli, ka arritur të digjitalizojë rreth 40% të kurrikulës së fakultetit të Biznesit në fushat e Financave, Marketingut, Analizes se të dhënave, Burimeve Njerëzore, Kontabilitetit, Inteligjencës Biznesore dhe Teknologjisë në Biznes.
Krijimi i laboratorit financiar cloud përmes Alpha Cloud, Dataman, Lamba, Fatura Alpha, Delta, CRM, mundëson që shumë lëndë në këto fusha të trajtohen edhe në aspektin praktik.
Koordinatorja e projektit është falënderuese ndaj Ambasadës Amerikane në Kosovë, KUSA Alumni IMB, dhe menaxhmentit drejtues të UHZ-së për përkrahjen në krijimin e një mjedisi edukues digjital që do t’i përgatisë studentët për tregun e punës në epokën e teknologjisë.