Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë nënshkroi memorandum bashkëpunimi me Universitetin “Kütahia Dumlupinar” në Turqi.
Universiteti “Haxhi Zeka” ishte i përfaqësuar nga Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Fadil Millaku, si dhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar Prof. Asoc. Dr. Ibish Mazreku.
Qëllimi i kësaj marrëveshje është të promovojë bashkëpunimin ndërkombëtar mes këtyre dy universiteteve, duke njohur përfitimet e përbashkëta si, mbështetja e ndërsjellë, projekte dhe hulumtime të përbashkëta, si dhe pjesëmarrje në seminare dhe takime akademike në të dyja institucionet.
