Rektori i universitetit Haxhi Zeka Prof.dr. Armand Krasniqi dhe Koordinatorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof.ass. Alma Shehu vizituan universitetin Aleksandër Moisiu. Delegacioni u prit nga rektorja e UAMD Prof.dr. Kseanela Sotirofski. Në kuadër të kësaj vizite dy rektorët lidhën një marrëveshje bashkëpunimi qëllimi i së cilës është:
- bashkëpunimi akademik;
- zhvillimi i aktiviteteve kërkimore, shkencore dhe kulturore;
- mobilitet të studentëve;
- promovim dhe mbështetje në aktivitetet e dy institucione, etj.
Rektori Krasniqi dhe rektorja Sotirofski u zotuan për bashkëpunim aktiv në fushat me interes të përbashkët të të dy institucioneve