Marrëveshje e bashkëpunimit e Universitetit “Haxhi Zeka” me organizatën “Lions International – Lions Quest” / Klub Peja, edhe një shtyllë e rritjes së potencialit dypalësh universitet – shoqëri civile
Me angazhimin dhe punën e vazhdueshme të dr.sc. Abedin Selimajt – Drejtori i Zyrës së Karrierës në UHZ, sot me 15.04.2024, në objektin e rektoratit, z. Bashkim Shoshi Drejtori i organizatës së sipërpërmendur dhe prof.dr. Armand Krasniqi Rektor i UHZ, nëpërmjet aktit të marrëveshjes dypalëshe u zotuan të rrisin me teje potencialin e veprimeve dhe programeve të përbashkëta komuniare të cilat vlerësohen me rëndësi të veçantë për misionet e të dyja palëve.
Kjo marrëveshje bashkëpunimi padyshim paraqet edhe një hap të rëndësishëm e përmbajtjesor drejt forcimit të lidhjeve mes UHZ -së dhe të shoqërisë civile në përgjithësi. Synimi i këtij akti është angazhimi i ardhshëm për identifikimi dhe krijimin e mundësive të reja për bashkëpunim e zhvillim të projekte në fushat specifike programore e akademike në Universitetin “Haxhi Zeka” dhe zhvillim të komunitetit. Universiteti “Haxhi Zeka” dhe Klubi Peja i “Lions International – Lions Quest” shprehen vendosmërinë për bashkëpunim të menjëhershëm në sferën e hartimit dhe zbatimit të projekteve inovative e të përfitueshme për komunitetin tonë lokal dhe për shoqërinë në përgjithësi që ndërlidhën edhe me misionin e tretë të UHZ -së.
Universiteti “Haxhi Zeka” shprehë mirënjohje të sinqertë dhe falënderimin për organizatën “Lions International – Lions Quest”, dhe veçanërisht për Klubin Peja, për angazhimin e tyre të vazhdueshëm dhe kontributin e tyre të çmuar në këtë bashkëpunim të rëndësishëm për të ardhmen. UHZ pret që partneriteti ynë me Lions Quest të sjellë shumë përfitime për studentët tanë, personalin akademik e administrativë dhe për komunitetin në përgjithësi, dhe jemi të privilegjuar që kemi mundësinë të punojmë së bashku për të kontribuar dhe jetën e komunitetit tonë. Jemi të gatshëm të vazhdojmë këtë bashkëpunim me suksese dhe të ndajmë ato në rrugën tonë drejt shërbimit dhe zhvillimit të komunitetit.”