Sot në Fakultetin e Arteve të Universitetit Haxhi Zeka u mbajtë Masterklasa nga Prof. Dr. Barbara Borowicz nga Akademia e Muzikës në Krakov (Poloni). Prof. Borowicz klarinetiste e njohur në Europë që ka studiuar edhe në Akademinë Nacionale të Santa Cecilia në Romë (Itali) dhe në Akademinë e Muzikës në Wien (Austri) është instrumentiste që ka krijuar emër si klarinetiste virtuoze në Europë, Amerikën veriore, Australi, Afrikë dhe Azi dhe luan në orkestër filharmonik të Opole (Poloni). Në këtë Masterklas të organizuar nga Profesori i lëndës Prof. Asoc Farbardh Gashi muarën pjesë studentët e Fakultetit dhe nxënësit nga shkollat e muzikës të Prizrenit dhe Pejës .
Interesimi i studentëve ishte i madh dhe i veçantë pasi që kishim të bëjmë me nje Klarinetiste me renome ndërkombëtare. Fakulteti jonë do të jetë gjithmonë në dispozicion të studentëve dhe stafit pedagogjik dhe do të mirëpres profesionalistët dhe artistët botërorë.