Mbledhja e Senatit

Mbledhja e Senatit

Mbledhja e Senatit
22.10.2015
Në takimin e senatit, me vota unanime u vendos që përfaqësues i stafit akademik të Fakultetit MTHM, të jetë Prof.Ass.Dr. Adem Dreshaj.
Senati po ashtu miratoj propozimet e u.d. Rektorit, Prof.Asoc.Dr. Fadil Millaku për emërimin e u.d. dekanëve në njësitë akademike si në vijim:
a. Prof.Ass.Dr. Gani Asllani, u.d. dekan në Fakultetin Juridik

b. Prof. Ass.Dr. Nexhdet Shala, u.d. dekan në Fakultetin e Agrobiznesit

c. Prof. Ass. Mr. Mimoza Pajaziti Drançolli, u.d. dekan në Fakultetin e Arteve

d. Prof.Ass.Dr. Halit Shabani, u.d. dekanë në Fakultetin e MTHM-së- i vazhdohet mandati

Të gjitha propozimet për u.d. dekan u votuan unanimisht nga senatorët.
Në këtë mbledhje u vendos:
– me 2 nëntor të jetë fillimi i vitit të ri akademik 2015/16 për studime Master

– pranohen studentët me pikë të barabarta në provimin pranues në nivelin Master

– studentët me minus një kredi (-1 ECTS kredi) të cilët nuk kanë mundur të regjistrojnë semestrin dimëror, me vendim të senatit ju lejohet që të bëjnë regjistrimin e semestrit​.

Translate »