Menaxhmenti i UHZ-së priti sot në takim përfaqësuesit e shoqërisë civile, respektivisht organizatat jo-qeveritare që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në komunën së Pejës. Ky takim u organizua nga OJQ “Let’s do it Peja” në koordinim me UHZ-në, në të cilin morën pjesë tetë organizata nga të gjitha OJQ-të e ftuara të Pejës.
Rektori prof.dr. Armand Krasniqi, prorektori prof.dr. Edmond Beqiri me bashkëpunëtorët e tyre i informuan pjesëmarrësit për objektivat strategjike të universitetit, për sfidat dhe rrethanat aktuale të UHZ-së. Në kuadër të strategjisë së zhvillimit dhe profilizimit të universitetit, një bashkëpunim i ngushtë dhe mbi të gjitha i sinqertë me shoqërinë civile konsiderohet të jetë i pa alternativë nga menaxhmenti i UHZ-së. Informatat mbi nevojat e shoqërisë civile të komunës sonë do t’i ndihmojnë shumë universitetit në përgatitjen e programeve të reja profesionale, e që do të mundësonin pastaj krijimin e kuadrove kompetente dhe në harmoni me kërkesat e tregut. Të gjithë pjesëmarrësit u pajtuan se një bashkëpunim i ngushtë në mes të shoqërisë civile dhe universitetit shkon në dobi të studentëve dhe do të jetë përherë në funksion të perspektivës së gjeneratave të reja.