Njoftohen studentët e Universitetit Haxhi Zeka në Pejë (UHZ) se afati për Akademinë për Udhëheqësi në Komunitet është i hapur deri më 30 shtator 2023. Kjo paraqet një mundësi të vlefshme për të rinjtë e moshës 18 – 24 vjeç nga komunat e Pejës, Istogut dhe Klinës.
Programi i Akademisë siguron një përvojë unike, duke ofruar trajnim dhe përgatitje profesionale. Këtu përfshihen punëtoritë e parashikuara në fillim dhe në fund të programit, bashkë me takimet periodike dhe pjesën praktike. Ky program zhvillohet nga trajnerë me njohuri dhe përvojë të dëshmuar. Qëllimi i tyre është të ndihmojnë pjesëmarrësit të bëhen qytetarë aktivë dhe të ndërtojnë rrjete me aktivistë dhe profesionistë të tjerë në komunitetin dhe vendinbanimin e tyre.
Zhvillohet nga trajnerë me njohuri dhe përvojë të dëshmuar që do t’ju ndihmojnë të bëheni qytetarë aktivë dhe të përgjegjshëm, si dhe të ndërtoni rrjet me aktivistë e profesionistë tjerë në komunitetin dhe vendin ku jetoni.Për më shumë informacion, mund të shkarkoni thirrjen për aplikim në linkun: https://bit.ly/3El7Aij