Nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” Ambasadorja e SHBA-ve, Shkëlqesia e Saj Rosemary A. DiCarlo

Nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” Ambasadorja e SHBA-ve, Shkëlqesia e Saj Rosemary A. DiCarlo

Nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa” Ambasadorja e SHBA-ve, Shkëlqesia e Saj Rosemary A. DiCarlo

Sot në Universitetin „Haxhi Zeka“ në Pejë u mbajt ceremonia solemne me ç’rast u nderua me titullin “Doctor Honoris Causa” personaliteti i shquar, mikja e Republikës së Kosovës, Shkëlqesia e Saj, Ambasadorja Rosmary A. DiCarlo, e cila me vullnetin dhe përkushtimin e vet të madh ka dhënë kontribut të veçantë në çlirimin, përparimin, njohjen dhe afirmimin e shtetit të Kosovës.

“Ambasadorja DiCarlo një personalitet me ndikim në politikën ndërkombëtare ka përkrahur pareshtur dhe ka përfaqësuar me dinjitet të drejtat dhe liritë e njeriut. Karriera e saj e pasur, ndihmesa e saj e jashtëzakonshme ndaj vendit tonë ka bërë që në Republikën e Kosovës, respektivisht në Universitetin “Haxhi Zeka” emri i saj të shqiptohet me nderim të madh dhe të bëhet simbol i miqësisë, vendosmërisë, urtësisë dhe i humanizmit” – tha Rektori i Universitetit “Haxhi Zeka” Prof. Dr. Naser Mrasori në fjalën hyrëse.

Në mesin e përfaqësuesve të institucioneve vendore ishte edhe Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Prof. Dr. Arsim Bajrami, i cili potencoi edhe njëherë rëdësinë e rolit dhe kontributit të shquar të SHBA-ve dhe Ambasadores DiCarlo në çlirimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Më pas për jetën dhe veprën e Shkëlqesisë së Saj, Prorektorja e UHZ-së, Prof. Drita Begolli veçmas theksoi kontributin e zonjës DiCarlo në Kombet e Bashkuara dhe Këshillin e Sigurimit.

Ambasadorja DiCarlo, pas pranimit të titullit ka shprehur falenderimin e përzemërt për nderimin që Universiteti “Haxhi Zeka” ia ka bërë me këtë mirënjohje. Ajo në fjalimin e saj ndër të tjera premtoi përkrahjen e vazhdueshme të SHBA-ve në zhvillimin e marrëdhënieve njerëzore, mbështetjen në forcimin e paqes, fushën e arsimit dhe në të gjitha fushat tjera të rëndësisë së shtetit të Kosovës. Ajo gjithashtu premtoi se Universiteti “Haxhi Zeka” do ta ketë një vend të veçantë në agjendën e saj zhvillimore. Madje ajo na bëri të ditur se këtë titull do ta mbaj në murin e shtëpisë së saj, në mesin e shumë nderimeve të tjera nga personalitete të shquara.

 

 

Translate »