Për studentët e Fakultetit të Biznesit, të drejtimit Menaxhim Biznesi: bachelor dhe master dhe studentët drejtimit Menaxhimi i Burimeve Njerërore, nga përfaqësues të kompanisë Lidl u mbajt sesion informues për eventin #localhereos.
Më datën 25 prill 2024, Lidl do të prezantohet për herë të parë në Kosovë dhe me këtë rast do të organizohet një ngjarje madhështore #LocalHeroes në Prishtinë.
Si pjesë e ngjarjes, do të ofrohet një pasqyrë e gjerë në temat e Lidl dhe gjithashtu do t’ju jipet mundësinë të prezantoni veten në një intervistë 6-minutëshe.
Në këtë sesion informues studentët kishin mundësi të informohen detajisht rreth kësaj ngjarje dhe mundësive që kompania Lidl ofron, si dhe u takuan direkt me përfaqësuesit e kësaj kompanie.
Më shumë informata për aplikim për pjesëmarrje në këtë event, vizitoni linkun https://careers.lidl/localheroes .