Nga Sot filloi Monitorimi i Orëve të Ligjëratave në Mënyrë Elektronike

Nga Sot filloi Monitorimi i Orëve të Ligjëratave në Mënyrë Elektronike

Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë sot ka filluar implementimin e sistemit elektronik të orarit të punës dhe ligjëratave për stafin akademik dhe studentët, duke u bërë kështu Universiteti i parë publik në Republikën e Kosovës që aplikon një sistem të tillë.

 

Përdorimi i këtij sistemi ndikon drejtpërdrejt në ngritjen e cilësisë dhe disiplinës në këtë Universitet ku përmes këtij sistemi shmanget çdo lloj manipulimi eventual me fondin e orëve të parapara në kontratë. Kjo mënyrë e funksionimit dhe përdorimit të paisjeve është e rregulluar edhe me aktin normativ i cili është aprovuar në Senatin e këtij Universiteti.

 

Translate »