Njoftojmë të gjithë studentët e Universitetit “Haxhi Zeka”, se me datën 14.03.2018, në orën 11.00 (e Mërkure) në Fakultetin e Biznesit, Salla A-6, do të mbahet një ligjëratë nga drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK-së),
z. Sakip Imeri.
Janë të ftuar të gjithë studentët e nivelit Bachelor dhe Master të të gjitha njësive akademike të UHZ-së në ligjëratën me temë: “Roli i Sistemit Tatimor në zhvillimin ekonomik të Kosovës”.
Ky është një rast i mirë që studentët ta shfrytëzojnë për të marre njohuri të përgjithshme nga personi përgjegjës i Administratës Tatimore të Kosovës (ATK-së), z. Imeri, me ç’rast studentet mund të parashtrojnë pyetje rreth praktikave tatimore në Kosovë.
Data dhe Vendi:
14.03.2017, Ora 11:00
Fakulteti i Biznesit – Objekti A, salla A6
Organizuar nga:
Qendra për Zhvillim të Karrierës – Fakulteti i Biznesit
MSc. Shkëlqesa Smajli