Me keqardhje dhe dhimbje të thellë mësuam për ndarjen nga jeta të Dekanit të Fakultetit të Biznesit, Prof. Asoc. Dr. Fadil Govori.
Më këtë rast, duke bashkëndjerë me Ju dhimbjen e thellë, më lejoni që në emrin tim dhe në emër të Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen e papritur nga mesi ynë të profesorit dhe bashkëpunëtorit tonë.
Ju njoftojmë se nesër në ora 10.00, në amfiteatrin e Fakultetit Juridik, Universiteti “Haxhi Zeka” në Pejë, organizon mbledhje komemorative në nderim të jetës dhe veprës së tij.
Ndërsa varrimi i të ndjerit bëhet nesër me 28.08.2015, në ora 13:00, në Ferizaj.
Pejë, 27.08.2015 Prof. Asoc. Dr. Naser Mrasori – Rektor