Të nderuar, personel akademik, administrativ dhe studentë
Në bazë të Ligjit Nr. 03/L-064 për Festat Zyrtare në Republikën e Kosovës, ditë e enjte, 28 nëntor 2024, do të jetë ditë pushimi në nderim të Festës së 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë.
Në këtë ditë të lavdishme, ju dërgojmë urime të ngrohta dhe të përzemërta për Festën e 28 Nëntorit! Të jetë një ditë e mbushur me lumturi, krenari kombëtare dhe bashkim.