Njoftim për regjistrimin e studentëve të rinj – Master

Njoftim për regjistrimin e studentëve të rinj – Master

Njoftohen kandidatët e pranuar në Fakultetin e Biznesit, Fakultetin Juridik dhe Fakultetin e Arteve se procedura për regjistrim do të bëhet si në vijim:


Kandidatët e pranuar në Fakultetin e Biznesit regjistrimi fillon me datë 26.10.2020, nga ora 09:00 deri në ora 15:00.
Kandidatët e pranuar në Fakultetin Juridik, regjistrimi fillon me datë 27.10.2020, nga ora 09:00 deri në ora 15:00.
Kandidatët e pranuar në Fakultetin e Arteve, regjistrimi fillon me datë 27.10.2020, nga ora 09:00 deri në ora 15:00.
Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:


a) Fletëregjistrimin e plotësuar, i cili merret me rastin e regjistrimit,


b) Dy fotografi (formati 4.5 x 6 cm), të cilat duhet të jenë sipas normave dhe rregullave për dokumente personale.

c) Fletëpagesën (e cila shkarkohet nga interneti) në shumën prej 150 € për një semestër për studentë.

Pagesa bëhet në njërën prej bankave afariste.


Vëmendje: Kandidatët e pranuar në Fakultetin e Biznesit, së pari duhet të konfirmojnë pagesën tek zyrtari për çështje studentore në njësinë përkatëse dhe më pas regjistrimin në Fakultetin Juridik. Ndërsa, kandidatët e pranuar në Fakultetin Juridik dhe Arteve konfirmimin e pagesës dhe regjistrimin e bëjnë në administratën e Fakultetin Juridik.


Gjatë prezencës tuaj brenda hapësirave të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, është obligative mbajtja e maskës dhe distancës së nevojshme, sipas rekomandimeve të IKSHPK-së.

Translate »