Njoftohen studentët e Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, se është aprovuar kërkesa e
studentëve për lejimin e mbajtjes së afatit të nëntorit 2020.
Paraqitja e provimeve do të bëhet nga data 24.10.2020 (e shtunë) deri me 30.10.2020 (e
premte), kurse mbajtja e provimeve do të bëhet nga data 02.11.2020 deri me 15.11.2020.
Studentët e nivelit bachelor dhe master, në këtë afat do të mund t’i paraqesin dy (2) provime.
Vërejtje: Të gjithë studentët janë të obliguar të bartin maskë dhe të mbajnë distancën e nevojshme, gjatë mbajtjes së provimeve.