Me qëllim të zbatimit të Vendimit të Qeverisë të datës 01 nëntor 2020 për masat e veçanta për mbrojtjen nga pandemia COVID-19, njoftohen studentët si në vijim:
- Procesi mësimor do të organizohen online. Ndërkaq, provimet, puna praktike dhe laboratorike do të organizohen fizikisht duke respektuar të gjitha rekomandimet e IKSHPK-së dhe masat e vendosura nga Universiteti Haxhi Zeka në Pejë;
- Gjatë prezencës tuaj në hapësirat e Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, jeni të obliguar të bartni maskë dhe të respektoni mbajtjen e distancës 1.2 metra sipas rekomandimeve të IKSHPK-së dhe në përputhje me Manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID-19;
- Ky vendim do të vlerësohet brenda dy javësh, varësisht nga situata epidemiologjike, dhe do të vlej deri në një vendim tjetër.