1 Maji është Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve e cila përkujton luftën e punëtorëve në mbarë botën për të drejtat e tyre dhe kushte më të mira të punës.
Kjo datë kujton kontributet e punëtorëve në të kaluarën dhe të tashmen. Origjina e saj fillon në fund të shekullit të XIX, kur punëtorët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropë kërkuan ditë pune tetë-orëshe. Më 1 Maj 1886, punëtorët në SHBA organizuan grevë të përgjithshme për të kërkuar këtë të drejtë.
Sot, festohet në shumë vende dhe kujton betejat dhe arritjet e punëtorëve. Një gjë e tillë rikonfirmon angazhimin për trajtimin e drejtë dhe me respekt të të gjithë punëtorëve.