Në kuadër të aktiviteteve promovuese të programeve akademike në ambientet e universitetit “Haxhi Zeka” sot ishin të pranishëm nxënësit e shkollave të mesme nga Mali i Zi. Nxënësit dhe personeli arsimor u pritën nga rektori prof.dr. Armand Krasniqi, prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, prof.dr.Edmond Beqiri, prorektorja për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, dekani i Fakultetit të Menaxhimit të Turizmit, Hotelerisë dhe Mjedisit, Prof.asoc.dr. Adem Dreshaj si dhe nga personeli akademik i fakultetit të biznesit, përkatësisht departamenti i gjuhës boshnjake. Nxënësit u njoftuan nga rektori Krasniqi mbi mundësitë që universiteti “Haxhi Zeka” u ofron studentëve, duke potencuar mbështetjen maksimale të menaxhmentit per departamentin e gjuhës boshnjake. Prorektori Beqiri, në pika të shkurtra i informoi nxënësit mbi mundësitë e ndërkombëtarizimit dhe projekteve të universitetit “Haxhi Zeka”. Dekani në fjalën e tij edhe njëhere konfirmoj mbështetjen që studentët e Malit të Zi do të gjejnë në këtë fakultet. Nga ana tjetër Prof.dr. Husnija Bibuljica theksoj përparësitë e të studjuarit në universitetin “Haxhi Zeka” dhe cilësinë e studimeve që ofrohet në departamentin e gjuhës boshnjake.