Universiteti “Haxhi Zeka”, në Pejë ka organizuar tryezë shkencore për nder të ditëlindjes së atdhetarit pejan, Haxhi Zeka, emrin e të cilit e mban ky universitet. Kjo datë e shënuar ka mbledhur figura të njohura e studiues të vepres së tij dhe historisë kombëtare shqipëtare në përgjithësi.
Për të vënë në pah edhe më shumë kontributin e shquar për çështjen kombëtare, të Haxhi Zekës, të kulmuar me Kuvendin e Lidhjes Shqipëtare të Pejës, “Besa-Besë”, u bë edhe promovimi i librit “Kosova në fushën e diplomacisë në Francë”, të akademikut e ambasadorit Muhamedin Kullashi, Doctor Honoris Causa i Universitetit “Hazhi Zeka”.
Në tryezë fokusi i folësve u përqendrua tek tradhëtitë, pazaret, prapaskenat dhe vështirësitë e jetës së Haxhi Zekës duke e vënë në kontekst të organizimet të Lidhjes së Pejës e krijuar si vazhdimësi e Lidhjes së Prizrenit me qëllim të mbrojtjes së të drejtës së shqipëtare nga shtypja e egër osmane.
Në rezymenë e librit të tij, i parë nga syri i diplomacisë përendimore, përkatësisht asaj franceze dhe vendeve tjera frankofone ndërmjet viteve 2008-2016, autori i jep një pamje të qartë Kosovës dhe diplomacisë nga shpallja e pavarësisë.
Tryezë shkencore në ditëlindjen e atdhetarit Haxhi Zeka
Ndërsa, historiani Prof. Dr. Muhamet Mala njëhere edhe udhëheqës udhëheqës i kësaj tryeze ka folur për rolin që ka pasur lëvizja e drejtuar nga Haxhi Zeka në avancimin e vetëdijes kombëtare për mbrojtjen e të drejtave kombëtare shqipëtare. Ka trajtuar ndikimin e kësaj lëvizje në zhvillimet e më vonshme politike e historike.
Në këtë tryezë ka folur edhe Rektori i Universitetit, Prof. Dr. Armand Krasniqi, i cili theksoj krenarinë e mbajtjes së emrit të Haxhi Zekës por njëkohësisht edhe detyrimin që kemi ndaj këtij emri të madh. Ka bërë një biografi për Haxhi Zeken, duke e vlerësuar si krenari për Universitetin ta mbaj emrin dhe petkun e tij prej atdhetari. Ai ka folur edhe për perspektiven e universitetit në kontekst të zhvillimit me programe të reja e atraktive dhe joshëse për studiues të rinjë duke synuar në këtë rast krijimin e profesionistëve të rinj, të aftë për tregun ndërkombëtar të punës.
Me fjalimet e tyre, kontribut të çmuar dhanë edhe shumë folës-pjesëmarrës në këtë tryezë, duke trajtuar nga dimensione e profesione të ndryshme këtë temë që ishte object trajtimi në këtë tryezë shkencore.