Dekani i Fakultetit të MTHM, Prof.Ass.Dr. Adem Dreshaj dhe Prof.Asoc.Dr. Bedri Millaku pritën një delegacion nga Fakulteti i Mjedisit dhe Turizmit të Universitetit të “OHIO” SHBA, të përfaqësuar nga Dekani Prof.Asoc.Dr. Geoffrey D. Dabelko dhe Z. Ellen Frank .
Dekani i Fakultetit të MTHM, dhe Dekani i Fakultetit të Mjedisit në kuadër të universitetit të “OHIO “ SHBA biseduan për mundësitë e bashkëpunimit në mes këtyre dy fakulteteve.
Studentet nga Universiteti “OHIO” pastaj vizituan fakultetin e MTHM dhe aty u mbajt një ligjëratë nga përfaqësuesit e dy fakulteteve me temën: Mbrojtja e Resurseve Natyrore dhe Zhvillimi i Turizmit në Kosove. Ky aktivitet po realizohet në vazhdën e aktiviteteve të Fakultetit MTHM dhe Fakultetit të Mjedisit dhe Turizmit të Universitetit “OHIO” SHBA.