Kryesuesja e Shoqërisë Civile Ndërkombëtare e Agjencisë Austriake për Zhvillim, Ms Andrea Schmid, Task Manager / Zyrtarja e programit DC dVET, Ms. Albulena Zaimi, Kryesuesja e Administratës dhe Kontrollit, Ms. Gresa Abrashi dhe përfaqësuesit e OJQ “Syri i Vizionit”, Mr. Dukagjin Nishiqi dhe Ms. Qenan Bardhaj u takuan me rektorin e universitetit “Haxhi Zeka”, Prof.dr. Armand Krasniqi dhe me Koordinatoren për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof.ass.dr. Alma Shehu Lokaj.
Rektori Krasniqi, prezantoi shkurtimisht vizionin e universitetit dhe strategjinë për profilizimin e programeve studimore duke nënvizuar se partnerët si ADA janë shumë të rëndësishëm në arritjen e objektivave të UHZ-së. Përfaqësuesit e ADA-së, nga ana tjetër shprehën gadishmërinë e tyre për të përkrahur UHZ-në nëpërmjet projekteve të tyre për institucionet e arsimit të lartë dhe shoqërinë kosovare.