Personeli akademik i UHZ-së rritet me pesë profesorë të rinj
Sot, senati i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë unanimisht ka emëruar pesë profesorë assistent të rinj në procedurë të rregullt rekrutimi, përkatësisht:
1. Prof.ass.dr. Merita Begolli Dauti, Fakulteti i Turizmit dhe Mjedisit;
2. Prof.ass.dr. Mersiha Kalaç Kaçamakoviç, Fakulteti i Biznesit;
3. Prof.ass.dr. Anita Cucoviç, Fakulteti i Biznesit;
4. Prof.ass.dr. Emin Neziraj, Fakulteti i Biznesit;
5. Prof.ass.dr. Bashkim Nurboja, Fakulteti i Biznesit;
E veçantë e vendimit të sotëm të senatit është se tre nga pesë profesorët e emëruar janë për mësimin në gjuhën boshnjake, të cilët do të kontribuojnë në akreditimin e programeve përkatëse. Vendimet e titujve akademik u ndanë nga vet rektori i UHZ-së prof.dr. Armand Krasniqi në një ceremoni informale rasti. Rektori, në cilësinë edhe të kryesuesit të senatit, kryesuesja e KD prof.ass.dr. Majlinda Belegu dhe prorektori prof.dr. Edmond Beqiri, të ngazëllyer shprehën urimin, kënaqësinë dhe mirëseardhjen e tyre për personelin e ri akademik. I bindur se përvoja, cilësia dhe bagazhi shkencor që ata bartin me vete do ti japin elan edhe më të fortë zhvillimit dhe objektivave strategjike të UHZ-së, rektori përmbylli fjalën e tij.