Me ftesë të Universitetit të Sarajevës, profesoreshat nga universiteti jonë “Haxhi Zeka “në Pejë, Prof.ass.dr. Anita Cucović dhe Prof.ass.dr.Hajrija Škrijelj, kanë zhvilluar vizitë zyrtare në Universitetin e Sarajevës. Gjatë vizitës janë mbajtur disa takime zyrtare për vazhdimin dhe përgatitjen për nënshkrimin e marrëveshjes së re për bashkëpunim ndërmjet dy universiteteve. Pritja miqësore nga Rektori i Universitetit të Sarajevës Prof.dr. Rifat Škrijelj dhe shfaqja e gatishmërisë së plotë për vazhdimin e bashkëpunimit, i sjell edhe më shumë mundësi për përparim Universitetit tonë “Haxhi Zeka”, të gjitha këto me synimin për të arritur standarde, cilësi dhe sukses. Gjatë kësaj vizite, Universiteti i Sarajevës dhe Fondacioni TPO dhuruan një numër të konsiderueshëm titujsh të literaturës profesionale për të plotësuar bibliotekën mësimore në gjuhën boshnjake. Në takimet me menaxhmentin, Prof.dr. Zillka Spahić Šilhak, Fondacioni TPO i financuar nga Ambasada Britanike, ka shprehur dëshirën që në të ardhmen e afërt të arrihet bashkëpunim me Universitetin “Haxhi Zeka”. Projekti i Fondacionit TPO i titulluar “Futja e politikave të ndërgjegjësimit gjinor në arsimin e lartë “ është aktiv në bashkëpunim me 18 universitete nga rajoni.
Poashtu është organizuar një vizitë në Fakultetin Ekonomik, i cili ishte organizator i Konferencës Ndërkombëtare “BE për BeH”, ku profesoreshat e nderuara morën pjesë në prezantimin shkencor. Është zhvilluar edhe një takim me menaxhmentin e po këtij fakultet, si dhe me menaxhmentin e Departamentit të Organizimit dhe Menaxhimit Prof.dr. Zijada Rahmiq dhe Prof. Hatidza Jahić, koordinatoren e Qendrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e cila premtoi bashkëpunim dhe mbështetje të plotë për departamentet tona. Gjatë vizitës zyrtare janë realizuar takime zyrtare me Ministrin e Arsimit të Sarajevës, Prof.dr. Aleksandra Nikolić si dhe kryeministrin të Sarajevës Edin Forto si dhe kryetaren e qytetit znj. Benjamina Karić.