Pjesëmarrja e Prof. Ass. Dr. Fisnik Morina në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare

Pjesëmarrja e Prof. Ass. Dr. Fisnik Morina në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare

Profesori i Fakultetit të Biznesit, Prof. Ass. Dr. Fisnik Morina, Post – Doc në bashkëpunim me dy studentët e nivelit master në departamentin Menaxhim Biznesi, Besjana Muhaxhiri dhe Durim Selmonaj kanë marrë pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Financa dhe Kontabiliteti përballë Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm”, të organizuar nga Departamentet e Financës dhe Kontabilitetit, Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Departamentin e Menaxhimit, Universiteti i Torinos në Itali, më datë 26 Nëntor 2021.
Në fokus të kësaj konference ishin sfidat e përmbushjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm si në sferën e edukimit ashtu edhe në aspektet financiare dhe ato kontabël. Gjatë seancës plenare dhe katër seksioneve paralele që vijuan, u prezantuan 43 punime nga 80 autorë: akademikë të Universitetit të Tiranës, Universitetit të Torinos dhe Bolonjës, Universiteteve të Kosovës, IAL-ve të tjera publike dhe jopublike në Shqipëri, përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kompanive më të mëdha të auditimit dhe konsulencës financiare si Deloitte, KPMG, Mazars, si dhe ndërmjetës financiarë, banka dhe kompani sigurimi.
Prof. Ass. Dr. Fisnik Morina në bashkëpunim me Besjana Muhaxhiri dhe Durim Selmonaj prezentuan në këtë konferencë shkencore ndërkombëtare punimin shkencor me titull “The Impact of Exchange Rate on Balance of Payments: An Econometric Analysis of Selected Countries of the World Trade Organization”. Prenzentimi i punimit mori përshtypje shumë të mira dhe u vlerësua pozivitisht nga paneli shkencor i konferencës.
Vegëza e konferencës:


https://feut.edu.al/lajmerime/1189-zhvillohet-konferenca-shkencore-nderkombetare-me-teme-financa-dhe-kontabiliteti-perballe-objektivave-te-zhvillimit-te-qendrueshem

Zyra për kërkime shkencore dhe bashkëpunim ndërkombëtar

Translate »