“VENTIUS INTERNATIONAL” L.L.C, sipas nevojave dhe kërkesës së fabrikës për prodhimin e shpuzës dhe dyshekut me seli qendrore në Gjakovë, shpallë konkurs pune:
Në pozitat:
Departamenti i Financave – 2 Vende të lira
Kontroller i/e Stokut – 2 Vende të lira
Planifikues të prodhimit – 2 Vende të lira
Administrator/e – 2 Vende të lira
Departamenti Prokurimit – 2 Vende të lira
Eksport – 2 Vende të lira
Logjistik – 2 Vende të lira
Burime Njerezore/HR-2 Vende të lira
Departamenti Ligjor – 2 Vende të lira
Dizajner – 1 Vend i lirë
Dep.Marketingut – 1 Vend i lirë
Praktikë tre (3) mujore me pagesë ne pozitat e lartcekura, e cila në bazë të vlerësimit të performances pas komisionit të veqantë kalon në kontratë të rregullt me periudhe afatgjate.
Ku ofrojnë:
- Zhvillim personal dhe profesional
- Mjedis motivues pune
- Trajnime të avansuara
- Mundesi avancimi në karierë
- Evente të kompanisë dhe aktivitete të shumta
- Sigurim shëndetsor
- Transport falas
Dokumentacioni i kërkuar
- Aplikacioni i plotësuar dhe CV
- Dëshmi mbi shkollimin
- Certifikata tjera (përparësi).
- Dëshmi mbi përvojën e punës;
Mënyra e aplikimit:
Aplikimi mund të bëhet duke plotësuar aplikacionin fizik i cili gjindet në fabrikat e Comodita-s në rrugën “Nëna Terezë” p.n ose duke dërguar dërguar dokumentet e skenuara në: [email protected].
Konkursi është i hapur nga data 10.10.2023 dhe përfundon më date 31.10.2023 në ora 24:00. Për informata rreth konkursit mund te telefononi në (+383) 038 600 050 & +383 45 55 88 57 në orarin e punës 08:30 – 17:00.
SHËNIM: Të gjitha dokumentet e tuaja do të trajtohen me konfidencialitet të plotë nga ana e jonë. Dokumentet e pa kompletuara, të pa skanuara dhe ato që arrijnë pas skadimit të afatit të konkursit nuk do të shqyrtohen. Testimi i mundshëm me shkrim dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim sipas procedurave të rekrutimit dhe pranimit të punëtorëve të rinj të kompanisë.VËREJTJE:Çdo përgënjeshtrim i materialit, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm.