Universiteti “Haxhi Zeka” është një standard i cilësisë dhe përkushtimit për arsim të lartë në Kosovë. Këtë e tregon procesi i gjatë dhe sfidues, pas të cilit universiteti ka arritur të triumfojë në akreditim dhe ri-akreditimin të programeve të studimit përkatësish për një periudhë periudhë 5 vjecare dhe 3 vjecare. Me këtë universiteti “Haxhi Zeka” prej vitesh ka dëshmuar aftësitë e tij për të ofruar arsim të shkëlqyer dhe të përmbushë standardet më të larta ndërkombëtare
Pas propozimit të grupit të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët kanë vlerësuar lart përmbushjen e kritereve dhe standardeve të vendosura nga Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA), universiteti “Haxhi Zeka” gëzon tani akreditimin dhe riakreditim e plotë të programeve të studimit. Kjo është një dëshmi e qartë e përpjekjeve të palodhura dhe përkushtimit të personelit akademik dhe administrativ dhe studentëve në garantimin e cilësisë dhe përparimit të arsimit të lartë në Kosovë.
Agjencia Kosovare për Akreditim (AKA) ka vlerësuar me profesionalizëm dhe objektivitet përpjekjet dhe investimet e universitetit “Haxhi Zeka” në përmirësimin e programeve të studimit dhe në sigurimin e një mjedisi të përshtatshëm për zhvillimin personal dhe profesional të studentëve të tij.
Për të arritur këtë nivel të lartë cilësie, mbështetja e të gjitha palëve ka qenë e rëndësishme. Personeli akademik dhe administrativ, industria dhe studentët janë të gjithë pjesë e kësaj arritjeje të cilët kanë kontribuar në procesin e akreditimit. Gjithashtu, partnerët kombëtarë dhe ndërkombëtarë kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në arritjen e këtij objektivi.
Ky sukses tregon se me përkushtimin dhe bashkëpunimin e të gjithë palëve të interesuara, arsimi i lartë në Kosovë mund të përparojë dhe të japë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë. Universiteti “Haxhi Zeka” është një shembull i qartë se cilat standarde cilësore mund të arrihen kur një institucion punon me qëllim dhe pasion për përmirësimin e arsimit. Personeli i universitetit “Haxhi Zeka” ka punuar me përkushtim dhe guxim gjatë këtyre viteve duke përballuar vështirësitë me besim. Kjo punë ishte sfiduese, por thelbësore për të plotësuar kushtet dhe standardet e Agjencisë Kosovare të Akreditimit, duke garantuar ligjshmërinë dhe cilësinë. Ky proces është jetik për të ardhmen e institucionit, ekonomisë dhe shoqërisë por në mënyrë të veçantë për studentët që kanë besuar universitetin “Haxhi Zeka” me kursimet dhe sakrificat e prindërve të tyre.
Për më shumë informata rreth fakulteteve dhe programeve që ofrohen në universitetin “Haxhi Zeka”:
FAKULTETI I BIZNESIT
- Menaxhim Biznesi BSc (gjuhë shqipe dhe boshnjake)
- Specializimet:
- Banka dhe Financa
- Administrim Biznesi
- Periudha e riakreditimit: 2022-2027
- Vendimi: Ref: 1036/22, Datë: 02.08.2022
- Specializimet:
- Menaxhim Biznesi MSc (gjuhë shqipe dhe boshnjake)
- Specializimet:
- Kontabilitet dhe Auditim
- Banka dhe Financa
- Menaxhim Biznesi
- Periudha e riakreditimit: 2022-2025
- Vendimi: Ref: 944/22, Datë: 18.07.2022
- Specializimet:
- Menaxhim i Burimeve Njerëzore MSc
- Periudha e riakreditimit: 2024-2029
- Vendimi: Ref: 1081/24, Datë: 30.05.2024
- Informatika në Biznes MSc
- Në proces të riakreditimit
- Teknologji Informacioni në Biznes dhe Ekonomi BSc
- Periudha e riakreditimit: 2023-2026
- Vendimi: Ref: 1010/23, Datë: 26.07.2023
- Menaxhimi i Riskut dhe Sigurimet MSc
- Periudha e riakreditimit: 2024-2027
- Vendimi: Ref: 873/24, Datë: 10.05.2024
FAKULTETI I MENAXHIMIT NË TURIZËM, HOTELIERI DHE MJEDIS
- Menaxhim në Turizëm, Hotelieri dhe Mjedis BSc
- Specializimet:
- Menaxhim në Turizëm
- Menaxhim në Hotelieri
- Menaxhim në Mjedis
- Periudha e riakreditimit: 2022-2025
- Vendimi: Ref: 944/22, Datë: 18.07.2022
- Specializimet:
- Menadzment u Turizam BSc
- Periudha e riakreditimit: 2022-2025
- Vendimi: Ref: 944/22, Datë: 18.07.2022
- Menaxhment dhe Turizëm të Qëndrueshëm MSc
- Periudha e riakreditimit: 2024-2027
- Vendimi: Ref: 873/24, Datë: 10.05.2024
FAKULTETI JURIDIK
- Juridik i Përgjithshëm LLB
- Periudha e riakreditimit: 2023-2026
- Vendimi: Ref: 1207/23, Datë: 15.09.2023
- E Drejta Civile dhe Biznesore LLM
- Periudha e riakreditimit: 2024-2027
- Vendimi: Ref: 1081/24, Datë: 30.05.2024
- E Drejta Ndërkombëtare dhe Evropiane LLM
- Periudha e riakreditimit: 2022-2025
- Vendimi: Ref: 944/22, Datë: 18.07.2022
FAKULTETI I AGROBIZNESIT
- Teknologji e Prodhimit Bimor BSc
- Periudha e riakreditimit: 2022-2025
- Vendimi: Ref: 944/22, Datë: 18.07.2022
- Agromjedis dhe Agroekologji BSc
- Periudha e riakreditimit: 2022-2025
- Vendimi: Ref: 944/22, Datë: 18.07.2022
- Teknologji Ushqimore BSc
- Periudha e riakreditimit: 2022-2025
- Vendimi: Ref: 1778/22, Datë: 20.10.2022
- Menaxhim Mjedisi MSc
- Periudha e riakreditimit: 2024-2029
- Vendimi: Ref: 1081/24, Datë: 30.05.2024
- Sistemet e Qëndrueshme të Prodhimit Ushqimor MSc
- Periudha e riakreditimit: 2024-2027
- Vendimi: Ref: 873/24, Datë: 10.05.2024
FAKULTETI I ARTEVE
- Edukim Artistik në Interpretim BA
- Periudha e riakreditimit: 2022-2025
- Vendimi: Ref: 944/22, Datë: 18.07.2022
- Edukim Muzikor MA
- Periudha e riakreditimit: 2022-2027
- Vendimi: Ref: 944/22, Datë: 18.07.2022
Shpjegim!
Programi Informatikë e aplikuar në biznes – MA (Fakulteti i Biznesit) është në procedurë të akreditimit
Dy programe të Fakultetit të Arteve – Dega e Muzikës do të futën në proces të ri/akreditimit menjëherë pasi MASHTI të sjellë Udhëzimin Administrativ, gjë që nënkupton se për afatin e shtatorit këto programe do të jenë në dispozicion të studentëve të rinj.