FMTHM organizon ligjërata ndërkombëtare më profesorë nga Kroacia dhe Anglia
Project T.H.E Lecture Series (United Kingdom & Croatia)- Fakulteti i MTHM-ës
Për të forcuar dhe për të vazhduar bashkëpunimin ndërkombëtar në aspektin e mësimdhëniës, të mësimnxëniës dhe të hulumtimit, Fakulteti i Menaxhmentit në Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis vazhdon me projektin: Seria e Ligjëratave Ndërkombëtare “Turizëm, Hoteleri dhe Mjedis” (Project T.H.E Lecture Series) me profesorë të Universiteteve Ndërkombëtare. Më datë 11 Prill 2022 Fakulteti MTHM organizon dy ligjërata ndërkombëtare për studentët.
Në ligjëratën e parë lidhur më Financat në turizëm dhe hoteleri do të mbaj fjalim eskpertja e financave Profesor Ksenija Cipek nga Universiteti i Zagrebit njëherit dhe anëtare në shumë institucione ndërkombëtare duke përfshirë dhe Fondin Monetar Ndërkombetar (FMN). Ndërsa ligjeratën e dytë lidhur më zhvillimin ekonomik të vendit përmes industrisë së turizmit dhe hotelerisë, do të mbaj fjalim eksperti i fushës së inovacioneve në turizëm Profesor Fabio Carbone nga Universiteti Coventry në Angli njëherit dhe anëtar në shumë institucione ndërkombëtare dhe në organizatën botërore të Turizmit (UNWTO).
Përmes këtyre angazhimeve në projekte dhe aktivitete ndërkombetare përveç rritjës së njohurive të studentëve, FMTHM gjithashtu përmbush pikat e mësimdhënies dhe mësimnxëniës si dhe të bashkëpunimit ndërkombëtar të parapara në strategjinë e Fakultetit, si dhe kërkesat e Agjencionit të Akreditimit dhe eskpertëve ndërkombetar të programeve për këto bashkëpunime.
Kordinatore e këtyre ligjëratave ndërkombëtare është Profesor Ass. Dr. Enkeleda Lulaj.