Instituti për Studime te Sundimit të Ligjit dhe të Drejtave të Njeriut (ISLNj) i Fakultetit Juridik në Universitetin “Haxhi Zeka” se bashku me Qendrën për Trajnim dhe Hulumtim për te Drejtat e Njeriut dhe Demokraci (The European Training and Research Centre for Human Rights and Democracy) i Universitetit të Graz-it (Uni-ETC) kane fituar projektin hulumtues me titull “Ndërtimi i sistemi të drejtësisë në Kosovën e pas luftës: Pavarësia, paanshmëria, drejtësia dhe përgjegjësia e gjykatave të ndërkombëtarizuara” (Building a post-war justice system in Kosovo: The independence, impartiality, fairness and accountability of the internationalized judiciary). Projekti përkrahet financiarisht nga HERAS plus.
Ky projekt do të përqendrohet në analizimin e dimensionit të konceptit ndërkombëtar të sundimit të se drejtës të prezantuar nga “Politika Evropiane e Sigurisë dhe Mbrojtjes (ESDP)” në Kosovën e pasluftës. Projekti do të analizojë veçanërisht sistemin gjyqësor të ndërkombëtarizuar, një komponent gjyqësore ndërkombëtare e injektuar në sistemin gjyqësor ekzistues vendas. Pasioni kryesor që motivon këtë projekt është: të kuptojë dhe justifikojë projeksionin e ambicieve të sundimit të ligjit të misionit të ESDP-së në terren.
Studimi, më tej analizon qëndrimet e përhapura të aktorëve ndërkombëtarë në lidhje me besnikërinë ndaj shtetit të së drejtës dhe përpiqet të zbulojë “misterin” që rrethon zbatimin e parimeve ndërkombëtare të sundimit të ligjit në praktikë. Bazuar në studimin e rastit të aktorëve të sundimit të ligjit të EULEX-it, ky studim kërkon të sigurojë një shpjegim të projeksionit të sundimit të ligjit nga aktorët ndërkombëtarë, duke u përqendruar në perceptimet e përgjithshme që janë shfaqur në të gjithë shoqërinë.
Projekti ndjek një sekuencë logjike të promovimit të bashkëpunimit dhe rrjetëzimit shkencor ndërkombëtar ndërmjet studiuesve austriakë dhe studiuesve të Kosovës në fushën e drejtësisë tranzicionale.
Hulumtimi do të trajtojë këto pyetje kryesore kërkimore:
1. A ka një gjykatë e ndërkombëtarizuar kapacitet të mjaftueshëm institucional për të vepruar si një garantues i vërtetë i sundimit të ligjit në shoqërinë tranzicionale?
2. A mundet një gjykatë e ndërkombëtarizuar të sigurojë drejtësi dhe gjykim te drejt në një sistem te brendshëm gjyqësor?
3. Ne çfarë mënyre kontribuon një gjykate e ndërkombëtarizuar në formësimin e konceptit të shtetit të së drejtës?
4. Çfarë lloj vlerash morale injekton gjyqësia ndërkombëtare në shoqëri? (Trashëgimi e EULEX-it)
Nga Instituti për Studime i Sundimit të Ligjit dhe te Drejtave te Njeriut (ISSLNj), udhëheqëse e projektit është profesoresha Gjylbehare Murati e cila së bashku me profesoreshën Sabiha Shala kanë krijuar bashkëpunimin me institutin austriak dhe kanë fituar projektin. Në projekt është në cilësinë e hulumtuesit është inkuadruar edhe profesor Orhan Çeku. Ndërkohë nga Qendra për Trajnim dhe Hulumtim për te Drejtat e Njeriut dhe Demokraci i Universitetit të Graz-it (Uni-ETC), për realizimin e projektit do të punojnë profesorët nga Gerd Oberleitner. Lisa Heschl, Wofgang Benedek, Agnes Romanin..
Në projekt do të përfshihen edhe tre (3) studentë (në cilësinë e hulumtuesve të rinj) nga Fakulteti Juridik i Universitetit “Haxhi Zeka”. Studentët do të kontribuojnë në këtë hulumtim dhe do të përfitojnë përvojë ndërkombëtare në menaxhimin e projekteve hulumtuese.