Stafi akademik dhe administrativ i Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, morën pjesë në punëtorinë online dy ditore nga data 06.10.2020 dhe 07.10.2020, me temën “Udhëzime për Shërbimet e Mbështetjes Hulumtuese dhe Planeve Strategjike të Hulumtimit” në kuadër të projektit ‘’Rritja e Kulturës Hulumtuese në Arsimin e Lartë në Kosovë’’.
Në këtë punëtori janë prezantuar aktivitetet e Universitetit Haxhi Zeka në Pejë, për themelimin dhe funksionimin e Zyrës për Hulumtime Shkencore.
Në këtë punëtori morën pjesë përfaqësues nga universitetet vendore dhe ndërkombëtare.