Qendra për Paqe dhe të Drejtat e Njeriut

Vizioni:

Qendra për paqe dhe të drejtat e njeriut në kuadër të Universitetit “Haxhi Zeka” është një institucion i bashkimit të personalit akademik, administrativ, studentëve, OJQ – ve dhe qytetarëve për realizimin e vizionit të poshtëshënuar. Aktivitetet e anëtarëve të qendrës synojnë ndërtimin e paqes , mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave dhe lirive të njeriut duke i avancuar dhe promovuar metodat e përshatashme të zgjidhjes së konflikteve në nivel individual, grupor dhe politik. Qendra do të mbështet përfshirjen e vetëdijshme në anëtarësim në Bashkimit Evropian si një projekt me vlerë për paqen e stabilitetin dhe për marrjen e përgjegjësisë për fatin e përbashkët të njerëzimit në planetin Tokë.

Misioni: Një botë që manifeston kulturë për paqe dhe të drejta të njeriut.

(ndërtimi dhe fuqizimi i kapaciteteve njerëzore, projektimi dhe zbatimi i iniciativave të personalit akademik, administrativë studenteve, qytetarëve dhe shoqërisë civile për angazhim më të fuqishëm drejt ndryshimeve pozitive sociale në sferën  e krijimit dhe forcimit kontributit akademik – universitar dhe sundimit të ligjit).

Vlerat

  1. Punojmë për avancimin e dinjitetit, lirisë, drejtësisë dhe sigurisë përmes marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe edukim trnasformativ për paqe dhe për të drejta të njeriut.

  2. Vlerat tona në të cilat jemi thellësisht të mishëruar bazohen në bindjet për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, respektin për diversitetin, humanizmin, tolerancën, pluralizmin, përgjegjësia personale, pacifizmi, barazia dhe drejtësia social, ndërgjegjësimi, kërkesa për zgjidhje inovative, anagazhimi i komunitetit, bashkëpunimi dhe dialogu dhe barazia gjinore dhe jo dhunën.

Translate »