Universiteti Haxhi Zeka në Pejë ka pranuar raportin e auditimit për pasqyrat financiare për vitin 2022. Me këtë rast, Zyra Kombëtare e Auditimit ka vlerësuar se nuk ka gjetur asnjë keqpërdorim sa i përket shpenzimit të parasë publike.
Zyra Kombëtare e Auditimit për të gjashtën herë radhazi nxjerrë vlerësim pa asnjë të gjetur për UHZ-në. Një gjë e tillë rrit vlerësimin dhe besimin në shpenzimin e fondeve publike. Gjithashtu, luan rol aktiv në sigurimin e interesit të taksapaguesve dhe të palëve të tjera të interesit në rritjen e përgjegjësisë publike.
Bashkëngjitur gjeni Raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit:
https://zka-rks.org/wp-content/uploads/2023/06/RaportiAuditimit_MASHTI_2022_Shqip.pdf